spot_img
spot_img
Thursday, January 30, 2025
spot_img
spot_img

Gëzim Mekuli heq dorë nga statusi i veteranit të UÇK-së

Kritiku i mediave dhe profesori nga Norvegjia, Gëzim Mekuli, ka njoftuar se heq dorë nga statusi zyrtar i ‘Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’

“Që sot, me një zhgënjim të thellë që më ther shpirtin, me një pikëllim të pafund që rëndon zemrën dhe me një dhimbje të pashpjegueshme që më mbyt çdo fije krenarie, refuzoj dhe heq dorë nga statusi zyrtar i “Veteranit të UÇK-së” – një vlerësim që për mua ishte gjithmonë më i shenjti, më i çmuari, dhe më i vlefshmi në këtë botë”, ka thënë ai.

Mekuli ka shpjeguar arsyet se si e ka marrë këtë vendim.

spot_img

“Ky vendim, sa i dhembshëm dhe aq i pashmangshëm, nuk erdhi lehtë. Ai është pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve, sjelljeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, antidemokratike dhe të rrezikshme të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së – sjellje që nuk pasqyrojnë as idealin, as sakrificën, dhe as aspiratat që mbajtën gjallë shpirtin e luftës tonë çlirimtare”, është shprehur ai.

Image

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit