spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Gerxhaliu: Raporti Bankës Botërore demanton Qeverinë për papunësinë

Ekonomisti, Safet Gerxhaliu, vlerëson se raporti i ri Bankës Botërore, i cili e radhit Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve, demanton të dhënat e qeverisë aktuale se shkalla e papunësisë në Kosovë është vetëm 4%.

Gërxhaliu ka thënë se ky raport po ashtu demanton të dhënat se janë krijuar vende të reja të punës dhe sipas tij nxjerr në pah faktin se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë hapur vetëm 114 mijë vende të reja të punës.

“Në veçanti demantohen disa të dhëna të proklamuara ose të propaganduara institucionale. E para që shkalla e papunësisë është vetëm 4% në Kosovë, e dyta që janë krijuar vende të reja të punës dhe raporti në fjalë e nxjerr në pah një indikator shumë interesant që në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë hapur vetëm 114 mijë vende të reja të punës ku pjesa dërmuese e këtyre vendeve janë hapur në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë falë investimeve të huaja në ato shtete”, ka thënë ai.

Gërxhaliu tutje ka shtuar se vetëm me të dhëna të sakta mund të përpilohen projeksione zhvillimore dhe jo me propaganda politike të cilat siç tha ai ‘nuk i bëjnë nder Kosovës’.

“Prandaj besoj se përballë të vertetës duhet të qëndrojë vetëm e vërteta, vetëm me të dhëna dhe me analiza të sakta dhe rezultate të sakta mund të përpilohen strategji dhe projeksione zhvillimore sepse propaganda politike nuk i bëjnë nder Kosovës. Dua të besoj që tani në kampanjën zgjedhore ku po hyn Kosova duhet vërtetë të ketë kujdes me çfarë shifrash po flitet dhe në cfarë po tentohet të propagandohet partia politike cilado qoftë ajo”, është shprehur Gërxhaliu.

Në raportin e fundit të titulluar “Ruajtja e Ritmit të Rritjes” të Bankës Botërore, Kosova ka numrin më të madh të papunëve në rajon me vetëm 37 për qind të popullsisë së aftë për punë – të punësuar.

Lidhur me këtë raport ka reaguar ministri i financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se shifra 37% ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës dhe jo me me shkallën e papunësisë.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%. Shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë. Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës”, ka thënë ministri Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit