Safet Gëxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka folur për pasuritë nëntokësore të Kosovës.
Njohësi i ekonomisë, tha se ekspertë gjermanë të pasurive nëntokësore kanë thënë se në një vend të caktuar në Kosovë, është zbuluar pasuri e madhe nëntokësore.
“Vitin e kaluar më kërkon një mik nga Bundestagu një shërbim, që për dy doktorë të shkencave të hulumtimeve nëntokësore të bëjnë një takim me një zyrtar shumë të lartë të qeverisë së Kosovës. Erdhën ata dy doktorët, dhe njëri prej tyre tha se i menaxhon satelitët në gjithësi që botën e skanon në 100% precizitet në 100-150 metra nën tokë. Dhe i dyti, ai që ligjëron dhe i zbërthen këto, i pyeta se çfarë dëshironi të bisedoni në takim në Kosovë. Më tha, ‘t’ju tregojmë politikanëve kosovarë që nëse duan të hyjnë në kredi të mëdha, dhe kanë frikë se nuk mund t’i kthejnë këto kredi, ne garantojmë se në pellgun X të Kosovës kemi zbuluar në thellësi të tokës 150 metra nëntokë pasuri X’”, u shpreh Gërxhaliu.
“Nuk duhet të nënçmohet pasuria nëntokësore e Kosovës. Llogaritet që potenciali i resurseve minerale në Kosovë deri në 500 miliardë euro”, u shpreh njohësi i ekonomisë.