Gani Geci ka dhënë detaje të reja në lidhje me konfrontimin me fjalë mës vëllait të tij, Nehat Geci dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Vëllai im Nehati është vëzhgues i LDK-së, ka qenë në QNR… Edhe ai ka folë diçka, por ai ka menduar që i flet edhe Nehatit sikur atyre të tjerëve ‘hajde, dalim përjashtë’. Nehati i ka thënë ‘ti rrenac je’. Pastaj unë shkova. Ata u urtuan, u bënë kingja. Krejt ata aty të LVV-së. Iu kanë bërë presion vëzhguesve të LDK-së.” – ka thënë Geci.
Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë i pranishëm edhe vetë Gani Geci.