spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Gazetarja Zhitia: Shoqëria kosovare nuk është e gatshme ta pranojë termin prindi 1 dhe 2

Gjatë të martës në rrjetet sociale është bërë bujë postimi i një dokumenti ku shkruante “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” janë gazetarja, Albionë Zhitia, avokatet Adelina Hoxha dhe Rovena Klinaku Turjaku.

Gazetarja, Albionë Zhitia tha se shoqëria kosovare akoma nuk është e gatshme ta pranojë termin ku iu referohet dy prindërve, babait dhe nënës me “prindi 1” dhe “prindi 2″.

“Tani nëse futemi tek termi prindi 1 ose 2, cili jam unë? Të futem tek 1 apo 2? Që nga ekzistenca e familjes, nuk mund të themi se mund të eleminojmë termet nëna apo babai. Shoqëria kosovare nuk është ende gatshme të pranojë termin prindi 1 apo prindi 2. Kemi ende kohë. Jemi një vend në tranzicion dhe shumë shpejt kemi kaluar shumë caqe e hapa më shpejt se çduhet. Kishte me qenë më mirë të fokusohemi me zhvillimin e arsimit dhe cilësinë e jetës. Dhe të mos merremi me diçka që ende shoqëria nuk e ka pranuar. Siç e tha, ndikimi i Elena Gjikës se është  e banuar nga komuniteti musliman, dhe është bërë jehonë më e madhe se shkollat e tjera. Jo vetëm në Prishtinë, por edhe komunat e tjera”, tha gazetarja.

Adelina Hoxha, avokate tha se  termet e përdorura tek ky tekst i publikuar duhet të ndryshohen sepse parimisht nuk ka ndonjë kornizë ligjore që i mbështet termet e tilla.

Hoxha shtoi se institucionet kompetente kanë “dështuar” teksa janë munduar të i zgjidhin problemet e brendshme dhe të vogla në përdorimin e termeve “prindi 1&2”.

Ajo shtoi se asesi nuk duhet të promovohen në institucione, sidomos të arsimit.

“Prindi 1 dhe 2, një term po zëvendësohet në vendet e Evropës dhe vendet e zhvilluara. Ka qenë së fundmi edhe propozimi i një grupi të veçantë të qytetarëve, që të eliminohet ky emër në dokumente zyrtare. Drejtoresha e shkollës është vartëse e departamentit të arsimit. Komuna e Prishtinës dhe institucionet e arsimit kanë dështuar sepse duke u munduar të eliminojnë disa probleme të vogla i kanë krijuar probleme të mëdha. Kanë promovuar një çështje, e cila është e dëmshme për shoqërinë tonë. Nuk guxojmë me pranu para se të bëhen me ligj.  E papranueshme që në institucionet e arsimit të promovohen. Nuk e kemi në ligj dhe nuk guxojmë më së paku në dokumentet zyrtare të arsimit që të jetë prindi 1 dhe prindi 2. “Elena Gjika” dhe shkollat e tjera e kanë pasur këtë. Jemi shtet laik.Ky dokument duhet të ndryshohet”, vijoi Hoxha.

Avokatja, Rovena Klinaku Turjaku tha se referimi i nënës dhe babait, në terme “prindi 1 dhe 2” nga dokumenti i publikuar gjatë të martës është një “shqetësim dhe trishtim” për prindërit.

Ajo shtoi se terminologjia “nëna dhe babai” të mos hiqen dhe mos të zëvendësohen, siç e quajti ajo me terma të “panevojshëm”.

“Përshtypja e parë është një shqetësim kur ti e sheh që pret që do të shkruajë babai dhe nëna dhe ti shikon prindi 1 dhe prindi 2. Të jep një trishtim dhe ndjenjë shumë të keqe. Kjo ka bërë që prindërit e shkollës të shqetësohen me termet e përdorura, dhe të kenë irritim sikurse po zhduken rolet e prindërve që kanë në rritjen dhe kujdestarisë së fëmijëve. Ata duken të nënvlerësuar për rolin që kanë dhe misionin e prindërimit. Këtu ka vet diskriminim gjinor, vet fjala prind është gjinia mashkullore pasi që kush është prindi një dhe dy. Emrat e shenjtë të mos hiqen dhe sidomos të mos zëvendësohen me terma të panevojshme. Pasi prej që ka ekzistuar njerëzimi, prindërve iu kemi drejtuar me emrin nënë dhe baba, edhe pse gjuhë të ndryshme të botës. Qëllimi ka qenë që të u jap një identitet nënës dhe babait”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit