spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Gazetarja i bashkohet ‘Përputhen’: E kam të vështirë të gjej dashurinë, jam sapioseksuale

Gazetarja Xhiliola Lamaj, u është bashkuar konkurrenteve të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”. Në klipin e saj prezantues, ajo u shpreh se ‘do të bëjë cunami në emision’.

“Avash, avash se unë jam nga Vlora mbi të gjitha. Më prisni se kam për të bërë cunamin në “Për’puthen”, tha Xhiliola.

Ndërkohë Megi Pojani, teksa po e prezantonte në studio, tha:

“Ajo është gazetare në kërkim të dashurisë, pëlqen djemtë e përkushtuar, ka shumë të rëndësishme formimin mental dhe vlerëson pavarësinë financiare. Nuk pëlqen metroseksualizmin ekstravagant, tatuazhet e shumta dhe sjelljen arrogante”.

Ndërkohë teksa po tregonte arsyet se pse ka hyrë në emisionin e dashurisë, Lamaj tha:
“Jam shumë strikte, jam shumë selektive dhe mbi të gjitha sapioseksuale (dashurohet me mendjen e dikujt). Më pëlqen shumë truri i një djali. Duke qenë se gjatë gjithë kohës i jap prioritet kësaj gjëje, edhe profesioni po ashtu më lidh me këtë gjë, sigurisht që duke i mëshuar këtij drejtimi edhe njerëzit rreth e përqark i kam selektiv dhe të zgjedhur, ashtu si i dua. Edhe ky filtër ka bërë të vështirë që unë të gjej dashurinë jashtë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit