spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Gazetari serb thotë se Vuçiqi po akuzohet për shantazh ndaj serbëve të Kosovës për ta mbrojtur nga studentët

Nemanja Sharoviq, gazetar dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, po e akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se po i shantazhon serbët e Kosovës për t’iu bashkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe.

Sipas Sharoviq, SNS, partia e Vuçiqit është duke i paguar njerëzit nga Kosova që të marrin pjesë në organizimin për mbrojtje nga studentët protestues.

“Ata po i shantazhojnë serbët nga Kosova, njerëzit që marrin asistencë sociale atje, që të vinë po ashtu. Dhe SNS-ja i paguan të gjithë. Pagesat dallojnë, për ata më të rëndësishmit nga 100 euro, e për ata tjerët nga 5000 dinarë. Ata i paguajnë këta njerëz”, ka thënë Sharoviqi për N1.

Që nga java e kaluar, disa të rinj serb, të cilët konsiderohen se janë studentë, janë mbledhur afër Presidencës së Serbisë, saktësisht në një park dhe kanë ngritur një komb.

Sipas raportimeve të mediumeve serbe të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë” dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”.

Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” e Vuçiqit para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit