spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Gazetari i medias gjermane nxjerr dy mesazhet nga “adresimi historik” i Vuçiqit: Ja çka do të ndodhë në 45 ditët e ardhshme

Gazetari i medias gjermane Bahri Cani, ka reaguar pas konferencës së djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka paraqitur shtatë kërkesa për Kosovën.

Cani ka nxjerrë dy mesazhet më të rëndëishme nga adresimi i Vuçiqit. Sipas tij, Serbia është duke përgatitur një sistem paralel serb për veriun e Kosovës, por, nuk do të futet në luftë.

Reagimi i plotë i Canit, në Facebook:

Vuçiqi paraqiti masat për Kosovën – ja cilat janë masat kryesore…

Serbia është duke përgatitur një sistem paralel serb për veriun e Kosovës. Por Serbia nuk do të futet në luftë. Këto janë për mendimin tim dy mesazhet më të rëndësishme nga “adresimi historik” i presidentit Aleksandar Vuçiq në konferencën për shtyp të mbajtur sonte në Beograd.

Në 45 ditët e ardhshme, Serbia do të ndërmarrë shumë masa që kanë lidhje me Kosovën. Vuçiqi tha se deri në fund të nëntorit ai do të ketë rreth 60 takime me presidentë dhe kryeministra të vendeve të ndryshme ndërsa Marko Gjuriqi edhe rreth 20 të tjera. Ndërsa letra me qëndrimet serbe dhe me dokumentacionet e përgatitur pë Kosovën do tu dërgohen edhe presidentëve Putin e Xi, liderëve të BE Ursula Von der Leyen, Michel, Borrell dhe shumë institucioneve të tjera.

Shumë masa që ka përgatitur Serbia shkojnë në drejtim të krijimit të një sistemi tërësisht paralel, por interesante është që disa prej shërbimeve do të vendosen në Serbi, pra nga ana tjetër e kufirit dhe jo brenda Kosovës.

Disa nga këto masa janë: Kthimi i gjendjes në status quo, pra në gjendjen para masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës. Serbia do të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat në veri (Vuçiqi vetë ka kërkuar që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje – vërejtja ime); kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës (Vuçiqi vetë ka kërkuar largimin e policëve serbë nga PK – vërejtja ime); kthimin e serbëve në gjykata (Vuçiqi vetë ka kërkuar që serbët të mos punojnë nën “diktatin” e Prishtinës – vërejtja ime); largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës; formimin urgjent dhe të pashtyeshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe; financimin e serbëve në veri, aplikimi i garancioneve ndërkombëtare për sigurinë e serbëve, lirimin e serbëve të arrestuar (sipas Vuçiqit ka 86 të tillë që po mbahen në burgjet e Kosovës); vendosjen e sistemit të pagesave me dinarë… Serbia do të ndihmojë shkollat serbe në veri me libra pa pagesë dhe me ushqime pa pagesë për fëmijë. Kuvendi i Serbisë do të shpallë Kosovën një vend me interes të vecantë social, që do të thotë se do të ndahen ndihma shumë më të mëdha se deri tani për serbët atje. Serbia do të krijojë një prokurori të posaçme serbe, për ndjekjen e të gjithë atyre që po bëjnë shkeljet e të drejtave të serbëve (që do të thotë se Serbia planifikon të ndjekë penalisht të gjithë ata që merrem me vendosjen e rendit dhe ligjit dhe denimin e atyre që kanë bërë vepra penale – vërejtja ime). Serbia do të shpallë jolegjitime të gjitha institucionet e krijuara nga Kosova….

Këto janë pra vetëm disa prej masave që planifikon të krijojë Serbia në Kosovë dhe në lidhje me Kosovën. Në territorin e Serbisë do të hapen zyra të posaçme, afër kufirit me Kosovën, për shërbime të ndryhsme për serbët në veri të Kosovës…

Të gjitha këto masa, siç tha Vuçiqi, parashikohen vetëm për kohën e plotësimit të vakuumit të tanishëm, deri në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të thotë se ai parashikon mosnjohjen e institucioneve të Kosovës, krijimin e institucioneve nga Serbia deri në krijimin e Asociacionit.

Në opinionin serb është folur shumë edhe për shpalljen e Kosovës si pjesë të okupuar, por Vuçiqi e ka hedhur poshtë këtë ide, sepse kjo do të thoshte që Serbia e njeh legjitimitetin dhe legalitetin e Kosovës dhe institucioneve të saja.

Këto janë pra pak a shumë masat që parashikon të ndërmarrë Serbia në 45 ditët në vijim. Si do të realizohen ato do të shohim.

Po ju çfarë mendoni, si i shihni këto masa dhe sa janë të realizueshme ato?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit