spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Gazetari i medias gjermane: Një rast tepër i rëndë ka tronditur Kosovën, reagime dhe pretendime për përfshirjen e presidentes

Gazetari i Deutche Welles, Bahri Cani, ka reaguar për vrasjen e 89 vjeçarit në Ferizaj, duke e quajtur rast tepër të rëndë “që ka tronditur Kosovën”.

Ai në një shkrim në Facebook, ka përmbledhur akuzat dhe dyshimet për përdhunime e hakmarrje si dhe pretendimet për përfshirjen e presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj në këtë vrasje.

Cani ka njoftuar se presidentja Osmani-Sadriu i ka hedhur kategorikisht poshtë të gjitha pretendimet se ka pasur njohuri për përdhunimin e dy vajzave të mitura.

Reagimi i tij në Facebook:

Vrasja e 89-vjeçarit, akuzat dhe dyshimet për përdhunime e hakmarrje, pretendimet për përfshirjen e Presidentes dhe bashkëshortit të saj, reagimi i ashpër i Presidentes Osmani…

Një rast tepër i rëndë ka tronditur Kosovën: Një 89-vjeçar është vrarë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku po merrte pjesë në martesën e nipit të tij. I vrari është Sadri Sadriu, axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, ndërsa i dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare, ndonëse në momentin e vrasjes nuk ka qenë në detyrë. Ndërkohë policia njofton për arrestimin edhe të një personi tjetër dhe të kuptohemi mirë: Nëse Sadri Sadriu vërtet ka qenë përdhunues siç pretendohet (që nuk është vërtetuar deri tani) kjo në asnjë mënyrë nuk e bën përgjegjës Prindonin e të mos flasim për Presidenten. Por ajo që ka shkaktuar jashtëzakonisht shumë reagime dhe mosmarrëveshje janë shkrimet e disa mediave për përfshirjen e mundshme të zotëriut të parë Prindon Sadriu e madje edhe të vetë Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në zhvillimet që i kanë paraprirë kësaj vrasjeje!

89-vjeçari i vrarë Sadri Sadriu ishte axha i Prindon Sadriut, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij, tani Presidentja Osmani-Sadriu përmenden në kontekstin e ekzistencës së një grupi në rrjetet sociale, ku pretendohet se edhe ata kanë qenë pjesë e këtij grupi dhe se kanë qenë të njoftuar, e madje që edhe vetë kanë shkruar e komentuar në këtë grup, lidhur me dyshimet se i vrari ka përdhunuar para rreth 25 vitesh motrat e dorasit Ramadani. Presidentja Osmani-Sadriu ka hedhur kategorikisht poshtë të gjitha shkrimet se ka qenë pjesë e ndonjë grupi në rrjetet sociale dhe se ka pasur njohuri për ndonjë grup të tillë, për përdhunim apo ndonjë krim tjetër. Ajo ka kërkuar zbardhjen urgjente dhe të plotë të rastit, por ka kërkuar edhe përgjegjësinë e mediave që kanë përhapur këto informacione, sipas saj, të pavërteta duke përmendur edhe media dhe persona të veçantë…

Mediat në Kosovë njoftojnë se i dyshuari për vrasjen është mbrojtur në heshtje, por ai citohet të ketë thënë vetëm një fjali: ” Ai është pedofil”.

Mediat njoftojnë se organet e rendit po hetojnë rastin mbi bazën e hakmarrjes. Gazeta “Insajderi” njofton se “historia e kësaj vrasje fillon diku në vitin 1999, kur viktima dyshohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të të dyshuarit për këtë vrasje”, Festim Ramadani.

Ndërsa gazeta “Nacionale” njofton se Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani “kanë qenë pjesë e një grupi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer të gjitha pretendimet e tyre për tashmë viktimën Sadri Sadriu, për situatën e ndodhur.” E në disa shkrime (për të cilat akoma nuk mund të thuhet nëse janë të vërteta apo jo) shihet madje që dikush të ketë komentuar në emër të Prindon Sadriut dhe Presidentes së tanishme Osmani-Sadriu.

Pikërisht këto pohime presidentja Osmani-Sadriu i ka quajtur “shpifje dhe rrezikim të jetës së Presidentes, të bashkëshortit të saj Prindon Sadriu e familjes së tyre nga ata që kanë publikuar ato”. Nga Presidenca dyshohet të ketë pasur ndonjë grup ku persona të rrejshëm mund të jenë futur me emrin e tyre dhe të kenë komentuar…. Sidoqoftë, Presidentja ka bërë thirrje që autoritetet me urgjencë të sqarojnë këto shkrime dhe pretendime të rrejshme”. Por ajo kërkon përgjegjësi edhe për ata që kanë publikuar këto pretendime, e kjo ka shkaktuar reagime të shumta të disa mediave si dhe Shoqatës së Gazetarëve…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit