spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Gazetari i medias gjermane: Një lajm i mirë për Kosovën

Bahri Cani, gazetar në median gjermane Deutche Welle, ka dhënë lajmin se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të nderohet me çmimin M100 Media Award më 12 shtator.

Ai e ka quajtur këtë “një lajm të mirë për Kosovën”.

Pos Osmanit, në këtë ngjarje do të nderohet edhe kryeministri i Polonisë Donald Tusk. Pjesëmarrës do të jetë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Një lajm i mirë për Kosovën

Dr Vjosa Osmani-Sadriu, Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Donald Tusk, Kryeministri i Polonisë, do të nderohen me çmimin M100 Media Award më 12 shtator. Manifestimi fillon në 19:00 në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam.

Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë kancelari Olaf Scholz. Në shpjegim thuhet se Dr. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës në prill të vitit 2021. “Që nga fillimi i karrierës së saj politike, Osmani-Sadriu pa u lodhur ka avokuar për reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe barazinë dhe të drejtat e grave në vendin e saj dhe më gjerë”, thuhet në shpjegim. Presidentja Osmani-Sadriu “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike.” Ajo angazhohet për mbrojtjen e “demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore.”

Ndërsa për Donald Tusk, thuhet se “përmes një fushate imponuese që theksonte unitetin mbi ndarjen”, partia e tij proevropiane e ktheu Poloninë me sukses drejt një demokracie funksionale me një shtyp të lirë, pasi që më parë “ishte qeverisur pothuajse në mënyrë autokratike nga partia PIS nga viti 2015 deri në 2023”.”, ka shkruar Cani në një postim në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit