spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Gazetari: Gërvalla kam dëgjuar që do të jetë në 5-shen e parë të VV-së, me Osmanin janë ndarë

Gazetari Sadik Zeqiri, ka folur për acarimin e fundit të raporteve në mes të presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.

Zeqiri ka thënë se shihet hapur që tashmë kryediplomatja Donika Gërvalla nuk e përkrah presidenten Osmani dhe se ka një hendek të madh mes qeverisë dhe presidencës,.

“Edhe me qeverinë edhe me bashkëkryetaren e partisë që e ka themeluar vetë, që po shihet se s’është më mbështetës e presidentes. Shihet që ka ndasi të madhe, ka hendek të madh presidente-qeveri, ku u pa që edhe Glauku u refuzua”, ka thënë Zeqiri.

Ai tutje ka shtuar se ka informacione që Gërvalla do të jetë në 5-shen e parë të listës për deputetë të VV-së dhe se rrugët me Vjosa Osmanin i kanë ndarë.

“Ka shenja, që një kohë të gjatë, që presidentja edhe qeveria i kanë rrugët e ndara. Sot u pa dhe u vërjet që është një ndasi e madhe dhe i kanë ndarë rrugët. Tash presidentja mundohet me e gjetë veten dhe me e marrë mbësthetjen e ndonjë partie politike. Kam dëgjuar që Donika veç është nda. Kam dëgjuar që kjo do të jetë në 5-shen e parë të VV-së”, ka thënë Zeqiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit