Tony Jones bëri një shpërthim të fuqishëm ndaj provokatorit serb Novak Gjokoviq.
Gjokoviqi dihet botërisht për skandalet e tija të panumërta dhe për qëndrimet kundër Republikës së Kosovës.
Gazetari australian tha disa fjalë gjatë komentimit të tij televiziv saqë i ka çartur serbët.
Pamfleti serb “Kurir” shkruan me nervozizëm ndaj gazetarit australian.
“Gazetari Tony Jones ka kënduar një këngë të tmerrshme për Gjokoviqin në programin live të televizionit “9news”, para një numri të madh të fansave të tenistit serb”, shkarravit ky pamflet serb.
“Novak!
Ai është i mbivlerësuar!
Novak është e kaluara! Djalë, më vjen mirë që nuk më dëgjojnë.
Në çdo rast, le të vazhdojmë me tenisin”, ka thënë Tony Jones live në program.
Ditë më parë në turneun “Australian Open” një tifoze serbe bëri një turp të madh duke u mbështjellur me një flamur me hartë të Kosovës duke simbolizuar Serbinë.