spot_img
Friday, February 21, 2025
spot_img

Gatishmëria e Limajt që të flasë me Kurtin për Qeverinë e re, Gjini: S’është fare qëndrim i AAK-së një koalicion me LVV

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar  pasi partneri i koalicionit, Fatmir Limaj, s’e ka përjashtuar mundësinë e bisedimit për bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Gjini ka thënë se AAK nuk e konsideron çfarëdo koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se ajo që ka deklaruar Fatmir Limaj s’është fare pozicion i AAK-së.

“Nuk është fare qëndrim i Aleancës çfarëdo koalicioni me LVV”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj në një intervistë në RTV Dukagjini ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime kur është fjala për çështje nacionale.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.

Limaj gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit