spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Gati 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling – FOTO

Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të kryer në shtëpitë e disa futbollistëve të njohur si: Raheem Sterling, Marc Cucurlla dhe Scott Dann.

24 vjeçari Emiliano Krosi, është dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim, raportojnë mediat në Britani.

Raportohet se Krosi, kishte marrë pjesë në 33 vjedhje, në periudhën prej katër muajsh nga nëntori e deri në mars të vitit 2023.

Sipas gjykatës vlera e vjedhjeve që dyshohet se ka bërë 24 vjeçari shqiptar bashkë edhe me grupin e tij, është 1.139 milion funte.

Ai po ashtu akuzohet edhe për vepra të tjera si: posedim me qëllim të furnizimit të kokainës dhe posedim të kanabisit.

Si shkak i vjedhjes në shtëpinë e tij, Sterlingut iu deshtë ta humbas Kampionatin Botëror në Katar, pasi me të kuptuar rastin ai u nis menjëherë për në Angli.

Thuhet se atij iu vodhën 10 orë luksoze të markës ‘Rolex”, që kapin vlerën e 300.000 funteve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit