Deputeti i LDK-së Arben Gashi në ka komentuar fjalimin e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmnit të bërë javën e kaluar në Kuvend.
Gashi tha se fjalët e Osmanit konfirmuan deklaratat që ata i kanë bërë me vite.
‘’Deklaratat e Osmanit thjesht konfirmuan deklaratat tona që i kemi bërë me vite dhe shqetesimet tona per te cilat nuk kemi mrri me kriju opinon publik përkrahës, dhe kur doli njëra prej aktoreve kreysore të politikës së jashtme, sepse presidentja udhëheq me politikë të jashtme kur doli dhe tha se është lujt bixhoz me partneritetin ndërkombëtarët, kur ne i kemi thonë kemi pas sulme, ishte me sfiduese. Dhe kur doli ajo dhe tha se janë rrezikuar raportet ndërkombëtare, njerëzit thanë se tash është duke folur dikush, deklaratë e vonuar. Unë kam pritur nga Osmani të jetë në detyrat e veta presidenciale që nga dita e parë fatkeqësisht shumicën e kohës e ka konsideruar vetën si partner koalicioni qeverisës dhe jo presidente e vendit’’, tha Gashi.
Ndër tjera Gashi tha se ‘’Përtej presidentes nuk ki ku shkon’’.
Gashi gjithashtu tha se LDK-ja ka marrë pjesë në çdo fjalim të Osmanit
‘’Fjalimi i 4 që Osmani e mbajti në kuvend dhe ne kemi qenë gjithmonë preznet’’, tha Gashi teksa shtoi se pas këtij fjalimi ‘’mendoj që te një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV përmes urës së ndërtuar nga Osmani i thirr ndërgjegjes për të parë se cka përfaqson Kurti dhe Qeverisja e tij, ajo çka përfaqëson Kurti është antishtetti dhe dëmi që ka bërë’’.