spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Gani Thaçi: Dhimbje e madhe, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër Hashimit

Sot po mbahen të pamet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj pas varrimit të, Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në mungesë të tij, ka folur vëllai i tij Gani Thaçi.

Thaçi i ka falënderuar të gjithë ata që po vijnë për ta ngushëlluar familjen.

Thaçi tha se mungesa e ish-presidentit në këto dhimbje e madhe për familjen.

“Mungesa është e madhe. Së pari është mungesa për prindin, dhimbje e madhe është që nuk është Hashimi, se ky prind i joni na ka rritur, na ka edukuar, na ka frymëzuar, të gjitha na ka dhënë. Tash pas luftës, pas çlirimit, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër djalit, që mos me qenë modest në këtë rast është njeri i madh”, tha ai.

Ai theksoi se shpreson që vëllai i tij do të lejohet këto ditë ta vizitojë familjen.

Tutje, ai theksoi se moslejimi i presidentit për të marrë pjesë në varrim është padrejtësi.

Gani Thaçi, me këtë rast theksoi se i kanë kryer të gjitha procedurat dhe shpreson që Haga do ta lejojë ish presidentin ta vizitojë familjen e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit