Emisioni Kojshia Show, edhe pse ishte emisioni i parafundit për këtë vit, ishte vërtet atraktiv dhe mbresëlënës, ku mysafir ishte Gani Geci, ish-deputet i LDK-së.
Ai nuk është kursyer as kësaj radhe nga deklaratat e fuqishme që ka lëshuar në emision.
Në këtë rrëfim tronditës, Gani Geci zbulon se si i ishte organizuar një pritë për ta vrarë, ndërkohë që përhapeshin fjalë se ai kishte goditur vetë shokët e tij.