Sunday, May 4, 2025
spot_img

Gani Geci: LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i tregojë Vetëvendosjes se nuk di të qeverisë”, kështu po thotë Gani Geci pasi Albin Kurti iu drejtua me një letër Lumir Abdixhikut duke i kërkuar takim për të diskutuar mbi procesin e formimit të institucioneve.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një shkrimi në Facebook, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë.

Ai ka potencuar se LDK ka pasur një program parazgjedhor më të mirë krahasuar me partitë e tjera dhe se ky program duhet të jetë themeli i çdo qeverisjeje të mundshme.

“Tani për LDK-në janë pajtuar të gjithë në Kosovë se LDK-ja e ka pasur programin më të mirë prazgjedhor nga të gjitha partitë, andaj mendoj se LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program, nuk di të krijojë ura miqësie as me ndërkombëtarët as me shqiptarët, prandaj LDK-ja duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”, tha ai.

“Të rritet koeficienti 150 euro që javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi parazgjedhor i LDK-së, dhe pastaj të flasin për ndarje pushtetesh”, tha Geci.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka ftuar për takim përmes një letre kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Në letrën që e ka siguruar Insajderi, Abdixhiku ftohet nga Kurti për diskutimin e proceseve të formimit të institucioneve.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 09:00 ose 14:00”, thuhet në letër.

Kurti ka lënë dje të nënkuptohet se nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se disa deputetë të pakicave po shantazhohen nga Beogradi.

Nuk dihet nëse e njëjta ftesë i ka shkuar PDK-së dhe AAK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit