Emisioni Kojshia Show, edhe pse ishte emisioni i parafundit për këtë vit, ishte vërtet atraktiv dhe mbresëlënës, ku mysafir ishte Gani Geci, ish-deputet i LDK-së.
Ai nuk është kursyer as kësaj radhe nga deklaratat e fuqishme që ka lëshuar në emision.
Në një moment të debatit, Gani Geci komentoi me tone kritike ndaj Arber Gashit të Lëvizjes Deçanit, duke thënë se ndërrimi i besimit fetar nuk e bën atë më shqiptar.