Pasi iu kapën mesazhe anëtarit të Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqit, duke folur me “A.K” (Albin Kurtin) se i kanë katër vota të Listës Serbe për qeverinë e re, ka reaguar anëtari Vetëvendosjes, Luan Gacaferri, duke shkruar se “normal që e votojnë” Albin Kurtin sepse – tash, mbajeni frymën – “i ka çliruar nga Radojçiqi”.
“Normal qe e votojnë Albin Kurtin se i ka çliruar nga Radojqiçi dhe bandat e tij në veri!”, tha ai.