spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Gacaferi “godet” LDK-në dhe jep alarmin: Do ta pësojë edhe më keq se më 14 shkurt, nëse nuk ndalet së bëri këtë gjë

Anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi, i ka reaguar ashpër Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka kritikuar këtë parti lidhur me videot, që sipas Gacaferit janë false.

Gacaferi ka këshilluar LDK-në që nëse dëshiron të fitojë vendin e dytë në zgjedhjet e 9 shkurtit, të mos i mashtrojë mbështetësit e saj, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Gacaferit, në Facebook:

“Kur ka ra kushtrimi n’Facebook me 100 mijë tajlandezë, e që po i rikthehen LDK’së, që i kishte humbur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”.

LDK është sinqerisht shumë keq krahasuar me konkurrentin e vet kryesor PDK për vendin e dytë!

Nëse LDK nuk ndalet së mashtruari pa nevojë militantët e vet, me 9 shkurt do e paguajë edhe më keq se në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Nuk fitohet vendi i dytë me tajlandezë e as me video Fake si ajo në Lipjan, që Berat Bunari ja nxjerri cullak e duke mashtruar, sepse kjo të kthehet në bumerang!

Jo që më intereson LDK, por gjithsesi më mirë e pranoj LDK-në si kundërshtare politike se PDK-në, e cila asnjë element të partisë politike nuk e ka, por është thjesht një bashkim i rriçneve në thithje të buxhetit të shtetit

LDK, mos i mashtro edhe ata pak militantë që të kanë mbetur, se ndryshe do përfundosh ner “bojler” e ner “Freshident”!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit