spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Gabimet që bëni me ilaçet të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin

Njeriu ka tendencën që në disa raste shëndetësore në dukje të lehta, të veprojë me “kokën e vet.

”Keqpërdorimi i internetit për tu vetëdiagnostikuar apo përdorimi i gabuar e pa kriter i disa barnave është në dëm të shëndetit.

Marrja e qetësuesve nëse vuani nga urthi

Njerëzit që vuajnë nga urthi nuk duhet të marrin barna qetësuese siç është valiumi.

Barna të tilla rrisin gjasat e shfaqjes së urthit gjatë natës me 50 përqind

Marrja e Aspirinës Çdo Ditë Pa Këshillën e Mjekut

Disa njerëz nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë pa këshillën e mjekut.

Kjo për arsyen se aspirina mund të shkaktojë gjakderdhje në stomak.

Aspirina rekomandohet për njerëzit që kanë rrezik të lartë të atakut në zemër dhe iktusit.

Heqja dorë nga ilaçet e ankthit krejt papritur

Nëse keni marrë prej shumë kohës medikamente kundër ankthit, nuk rekomandohet që të lini kurën krejt papritur.

Flisni me mjekun që të ulë dozën në mënyrë graduale.

Në të kundërt, mund të përballeni me komplikacione të ndryshme siç janë konvulsionet.

Flokët do të rriten për 7 ditë! Sado e fortë të jetë tullaci!

Përdorimi i Antibiotikëve të Vjetër Për Një Infeksion të Ri

Nëse në shtëpi keni antibiotikë të një kure të mëparshme dhe dëshironi t’i përdorni ato për një infeksion të ri, jeni dyfish gabim.

Së pari, përderisa ju kanë mbetur antibiotikë, atëherë nuk e keni përfunduar kurën e parë.

Së dyti, antibiotikët janë shumë specifikë kundër infeksioneve të ndryshme.

Përdorimi i gabuar e përkeqëson situatën.

Kalçiumi me stomak bosh

Në shumicën e suplementëve, kalçiumi është në formën e kripës.

Stomaku ka nevojë për sasi të mëdha të acidit hidroklorik për të shpërbërë kalçiumin, ndaj suplementët duhen marrë gjatë vaktit.

Ushqimi do të nxisë stomakun të prodhojë më shumë nga acidi i nevojshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit