G Bani e ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të babait të tij.
Lajmin ia ka dhënë Ledion Liço i cili për këtë arsye ka hyrë brenda shtëpisë.
Siç ka thënë Liço, babai i G Banit, ka kaluar një ishemi cerebrale.
G Bani duke dalë nga shtëpia i ka kërkuar falje Gjestit dhe Danjës.