Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka shprehur mirënjohjen e tij për Gjestin pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Në një postim të bërë ne Instagram, G Bani ka falënderuar publikisht Gjestin, si dhe ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij, duke thëne se i ati ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
“Baba është jashtë rrezikut. I vetmi që më ke uruar prej të gjithëve aty, njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, në gjeste,” – shprehet ai në deklaratën e tij.