spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

Futbollisti koreano-jugor dënohet me burgim pasi filmoi fshehurazi skenat seksuale me një grua

Futbollisti koreano-jugor Hwang Ui-jo është dënuar me një vit burg me kusht pasi filmoi në mënyrë të paligjshme skena seksuale me një grua, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

32-vjeçari, ish-sulmues i Norwich City dhe Nottingham Forest, luan aktualisht për klubin turk Alanyaspor.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares së Koresë së Jugut, por u pezullua në vitin 2023 pas akuzave kundër tij.

Gjykata e Seulit deklaroi se “duke marrë parasysh seriozitetin e efekteve të dëmshme shoqërore të filmimeve të paligjshme, është e nevojshme që [Hwang] të ndëshkohet rreptësisht.”

Megjithatë, u theksua se Hwang kishte shprehur pendesë dhe se videot ishin postuar në rrjetet sociale nga një palë e tretë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit