Monday, April 28, 2025
spot_img

Futbollisti i Kombëtares i lidhur me moderatoren e sportit

Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin.

Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.

Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa ‘Panorama’ zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar.

Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.

Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.

Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.

Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit