spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Fushë Kosovë: Plas sherri mes çiftit për shkaqe xhelozie, burri ushtron dhunë ndaj gruas

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në fshatin Grabovc në Fushë Kosovë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se 25-vjeçarja ka raportuar se fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje me burrin e saj për shkak të xhelozisë dhe për pasojë ai ka eskaluar në sulm.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka goditur viktimën dhe më pas i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit