spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Ftesat që lindin nga frika nuk janë as bashkëpunim as respekt

Shkruan Bedri Nika

E lexova me vëmendje letrën publike të Kryeministrit në detyrë. Më vjen keq që në vend të një ftese zyrtare për dialog institucional, zgjodhi rrugën e një letre publike — ndoshta më shumë për perceptim sesa për përmbajtje. Dinakëria politike nuk mbulon lodhjen qeverisëse.

LDK nuk ka qenë dhe nuk do të bëhet kurrë një numër në ekuacionet taktike të askujt. Ne jemi themeluesit e Republikës, gardianët e demokracisë dhe bartësit e proceseve më të mëdha historike të Kosovës.

Po, kemi qenë në koalicione. Por kemi hyrë në to me përgjegjësi, jo nga frika e zgjedhjeve, as nga lodhja e pushtetit. Ndërsa sot, lodhja e qeverisë është evidente, dhe kërkimi i një shpëtimi përmes LDK-së nuk është rruga që e meritojnë qytetarët.

Nëse kërkoni një partneritet të ri – ai nuk ndërtohet mbi listimin e mëkateve të tjerëve, por mbi vetë-reflektim dhe guxim për të pranuar dështimet e qeverisjes katërvjeçare.

LDK nuk është ajo që kujtoni nga 2020-a. LDK është fryma e vitit 1989 e deri sot – me pjekuri, vizion dhe vetëbesim. Ne nuk i pranojmë ftesat që burojnë nga nevoja për shpëtim politik, por vetëm ato që lindin nga vullneti i pastër për të ndryshuar Kosovën për të mirë.

Nëse kërkoni bashkëpunim, na gjeni në parime – jo në përllogaritje.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.

Zoti e bekoftë LDK-në në miqësi të përjetshme me SHBA-të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit