Sunday, April 13, 2025
spot_img

“Ftesa e Albinit është djallëzore”, Berisha: Po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë

Kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha ka reaguar pas ftesës që Albin Kurti i ka dërguar të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim para seancës së konstituimit.

Berisha këtë ftesë e ka quajtur “djallëzore”.

“Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë. Jo rastësisht i ka bër ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e pregaditë me qu Kosovën”, ka shkruar Berisha në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit