Monday, July 14, 2025
spot_img

FSK forcon bashkëpunimin me ShBA-në, nënshkruhet marrëveshja për shkëmbim të informacioneve të sigurta

Forca e Sigurisë së Kosovës ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënshkruar një marrëveshje të re me Komandën Amerikane për Evropë (EUCOM), që synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe sigurisë në komunikim.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie zyrtare mes Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorit të J6 në EUCOM, Gjeneral Major John Phillips.

“Gjatë këtij takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA). Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK.”

“Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit