Wednesday, March 26, 2025
spot_img

“Fqinja më ndaloi të bëj s*ks pas orës 22:00 – arsyeja e më la pa fjalë”!

Një grua ka mbetur e habitur pasi fqinja e saj i ka kërkuar që të mos kryejë marrëdhënie intime pas orës 22:00, duke e cilësuar këtë veprim si “të pasjellshëm dhe të papërshtatshëm”.

Duke ndarë përvojën e saj në Reddit, gruaja shpjegoi se jeton në një kompleks apartamentesh me mure të hollë dhe përpiqet të jetë sa më e kujdesshme ndaj fqinjëve. Megjithatë, një prej tyre nuk është aspak e kënaqur me “zhurmën” gjatë natës dhe vendosi t’i linte një shënim.

“Unë nuk kam problem që ju të bëni seks me zë të lartë, por koha është e papërshtatshme,” shkruhej në shënim.

“Në netët e shkollës, kur njerëzit përpiqen të studiojnë dhe të flenë, është e vështirë të durohet. Ju lutem, mbajeni për fundjavë.”

Fqinja pranoi se ajo dhe i dashuri i saj ndoshta kanë bërë ndonjëherë zhurmë, por vetëm gjatë fundjavës, pasi ai jeton larg.

Kërkesa e saj e pazakontë ka hapur debat në rrjetet sociale, me shumë përdorues që mbështesin të dyja palët, disa duke theksuar të drejtën për privatësi dhe të tjerë duke kërkuar më shumë konsideratë për fqinjët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit