Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje në ditën e gruas ka publikuar një fotografi me agjentet e AKI-së, të cilët shihen me shpinë nga kamera.
Në lidhje me këtë ka reaguar, Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi.
Ai këtë vepër e ka quajtur “sëmundje të egos” dhe “budallaki”.
“Njeri me logjikë të shëndoshë ska qysh e arsyeton këtë veprim. “Shumë artistike po dukesh Presidente” nese te eshte dasht ky koment”, ka shkruar Arifi në Facebook.