Trupi i Faton Hajrizit është dërguar në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, ku edhe pritet të varroset.
Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.
Siç shihet në pamjet e publikuara, fshati i Faton Hajrizit është stolisur me flamuj kuq e zi.