Saturday, March 29, 2025
spot_img

Foto e Thaçit me Haxhi Shalën në ditën e Pavarësisë, shfrytëzohet si ‘provë’ nga Gjykata Speciale

Kryeprokurorja e specializuar në Hagë, Kimberly West, ka dorëzuar kërkesat për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin, Smakajn, Kilajn dhe Fazliun edhe për 2 muaj të tjerë teksa rasti “Thaçi dhe të tjerët- pengimi i drejtësisë” është ende në procedurë paraprake.

Në kërkesën e fundit për Thaçin, West e ka shfrytëzuar si provë edhe një fotografi të nxjerrë nga video-lidhja e Haxhi Shalës me djalin e tij, nga qendra e paraburgimit, ku shihet edhe Hashim Thaçi, e të cilin imazh e publikoi Flakron Shala në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas Prokurorisë Thaçi i ka thyer kushtet që i janë vendosur dhe ekziston rreziku që i shfrytëzon komunikimet e të paraburgosurve tjerë për të kontaktuar me dëshmitarët apo për të zbuluar informacione konfidenciale.rrë nga video-lidhja e Haxhi Shalës me djalin e tij, nga qendra e paraburgimit, ku shihet edhe Hashim Thaçi, e të cilin imazh e publikoi Flakron Shala në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas Prokurorisë Thaçi i ka thyer kushtet që i janë vendosur dhe ekziston rreziku që i shfrytëzon komunikimet e të paraburgosurve tjerë për të kontaktuar me dëshmitarët apo për të zbuluar informacione konfidenciale.-Advertisement-

Kjo gjë sipas Prokurorisë do të ishte shumë vështirë e kontrollueshme jashtë qendrës së paraburgimit, kur dihet se shkelja është kryer brenda burgut.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se nuk e di kur ka ndodhur rasti që Thaçi kontakton me vizitorët e Shalës, por e di se imazhi është publikuar në shkurt 2025.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit