Kombëtarja e Kosovës luan sot (e martë) në ndaj Qipros në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për këtë duel përzgjedhësi Franco Foda ka idetë e qarta rreth formacionit që pritet ta startojë ndeshjen.
‘Dardanët’ janë nikoqir të qipriotëve në ndeshjen që do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Për këtë ndeshje, ekipi i Kosovës është përgatitur maksimalisht dhe synimi është të përsëritet rezultati i ndeshjes së parë mes dy kombëtareve.
Përzgjedhësi Foda do të detyrohet të bëjë disa ndryshime në përbërje në krahasim me ndeshjen e kaluar për shkak të situatës me kartonë dhe me lëndime.
Mësohet se trajneri gjerman do të vazhdoj të luajë edhe në këtë ndeshje me rreshtimin 4-3-3, ndërsa pjesë e 11-shes së parë do të jenë disa lojtarë që nuk ishin në takimin e fundit ndaj Lituanisë.
Në portë do të rikthehet Aro Muric duke marrë vendin e Amir Saipit ndërsa ndryshimet kryesore pritet të bëhen në mesfushë.
Do të ketë një balotazh mes Lindon Emërllahut dhe Muharrem Jasharit për pozitën e titullarit ndërsa Ilir Krasniqi pritet që të konfirmohet nga minuta e parë.
E njëjta situatë parashihet edhe në repartin e sulmit aty ku do të ketë balotazh do të ketë edhe mes Milot Rashicës dhe Ermal Krasniqit me këtë të fundit që ka fituar terren pas golit ndaj Lituanisë.
Edon Zhegrova në anën tjetër mbetet i padiskutueshëm në formacionin bazë, teksa sulmit sërish pritet që t’i prijë Albion Rrahmani.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Jashari, I. Krasniqi, Zhegrova, Rrahmani, Rashica.