Kombëtarja e Kosovës në futboll sot me fillim nga ora 18:00 do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori.
Në Murcia të Spanjës, “Stadio Enrique Roca”, “Dardanët” do të ballafaqohen me Islandën.
Djelmoshat e drejtuar nga Franco Foda, do ta kërkojnë një vend në ligën B.
Aktualisht, gjysma e punës është kryer, derisa sot mbetet edhe gjysma tjetër.
Në takimin e parë në “Fadil Vokrri”, Kosova triumfoi me rezultat 2:1.
E para ndeshjes kthyese të playoff-it, tifozët e zjarrtë, mbështetësit kryesor, vijnë me një video motivuese.
“Forca bijtë e vendit”, shkruan ndër të tjera në postimin e “Dardanëve”.
Mbetet të shihet nëse përfundimisht do të shkruhet historia, për të garuar sezonin e ri të NATIONS League në ligën B.