Saturday, July 5, 2025
spot_img

Flet shqiptari që i vetëm iu përgjigj dhjetëra serbëve: E panë makinën me flamur dhe ofenduan, iu dola jashtë…

Një grup serbësh e provokuan një shqiptar në Austri, por gjërat nuk shkuan siç ata priten.

Ai doli nga makina dhe u përball me ata, e kjo nuk mbeti pa u bërë viral edhe në rrjete sociale.

Por si ndodhi ngjarja dhe cila është arsyeja, është deklaruar ai vetë, Agroni.

“Fillimisht unë u përgatita, sepse ishte loja e Shqipërise dhe Serbisë, u ndreqa e rregullova kerrin, por këtu në Vjenë është një pjesë që shumica e serbëve e dominojnë, në çdo lokal pothuajse është lokal serb, dhe kur ka lojëra futbolli aty mbushet. Kur e kanë parë makinën të rregulluar me flamur, ata ia nisen me ofendime verbale. Fillimisht dola prej makinës, edhe nuk reaguan, pastaj hypa prapë, dhe ata prapë fillojnë e ofendojnë. Pastaj vijnë edhe tre persona, ata persona më janë afruar dhe unë e ndërrova pozicionin dhe kërkova një pozicion më të mirë, dhe kërkova me u mbrojt, dhe pash se kishin diçka në formë të hekurit.Në atë moment kur e pashë se janë të armatosur, shkova dhe unë reagova”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit