Thursday, October 17, 2024
spot_img

Flet qytetarja serbe që iu thye banesa në Gjakovë

U kthye në banesën e saj pas gjashtë muajsh.

Me të hyrë brenda, vërejti se në dhomën e gjumit xhami i dritares ishte thyer.

Dragica Gashiq, qytetare serbe që banon në Gjakovë thotë që persona të panjohur ja dëmtuan dritaren me gurë. Por ajo tregon se nuk e din se kush mund ta ketë kryer këtë vepër.
Gashiq për televizionin tha se tashmë e ka njoftuar Policinë e Kosovës.

“Nuk kam qenë gjashtë muaj këtu, kam qenë në operacion atje në Serbi, atje janë bërë operacion skam mujt me ardhë. Kur kam ardhë senet duke i lënë duke i largu papuçet, kur po e shoh xhamin poshtë, kur po e shoh i thyer xhami. E kom thirrë menjëherë policinë, kanë fotografuar kanë marrë gurin”, thotë ajo.

Tutje ajo shtoi se nuk po i pengon askujt të lagjes me prezencën e saj në këtë pjesë.

“ Unë nuk mund të them ti e ke bërë kur nuk tkom pa. Ju nuk keni faj, e keni punën tuaj, askujt asgjë nuk po i bëjë, çfarë po bëjë a keni dëgjua najsen këtu??, shprehet Gashiq.

E në një përgjigje me shkrim, Policia e Kosovës ka thënë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Sipas përgjigjes së Policisë, e njëjta nuk ka qene në banesën e saj që nga muaji mars 2024.

“Me datën 12.08.2024 në konsultimi me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, pasi që ankuesja femër kosovare, rreth orës 11:10 ka raportuar në Stacionin Policor në Gjakovë se kishte gjetur të thyer xhamin e një dritareje në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Gjakovë. E njëjta nuk kishte qenë në banës që nga muaji mars 2024. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Banorët e bllokut banesor ku jeton Gashiq nuk pranuan të flasin para kamerës për këtë ngjarje por, mbrapa kamerës deklaruan se nuk kane asnjë problem me banoren e komunitetit serb.

Njëra nga banoret e lagjes, tha se nuk beson se dikush e ka sulmuar.

“ Nuk e di, nuk e di, jo jo nuk e ka sulmuar askush, se s’ka pas nevojë , për çka me sulmu”, shprehet një qytetare.

Gjatë kohës sa qëndroi televizioni afër banesës së Dragica Gashiqit, aty u panë edhe pjesëtarë të KFOR-it nga kontingjenti turk.

Dragica Gashiq në vitin 2021 u bë pjesëtarja e parë e komunitetit serb që u kthye për të jetuar në Gjakovë, pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit