Një dëshmitare okulare e cila ishte në tregun e Krishtlindjeve ka përshkruar dëshpërimin e saj për të mos ditur vendndodhjen e të dashurit të saj, shkruan BBC.
Në një intervistë për gazetën Bild, 32-vjeçarja Nadine thotë se kishte në krahë të dashurin e saj Marco kur makina erdhi me shpejtësi drejt tyre.
“Ai u godit dhe u tërhoq nga ana ime. Ishte e tmerrshme”, thotë 32-vjeçarja për gazetën gjermane. Marco thuhet se ka pësuar lëndime në këmbë dhe në kokë.
“Pasiguria është e padurueshme”, shton ajo, teksa ende nuk e di se në cilin spital ka shkuar partneri i saj.