spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Flasin nga komuna e Mitrovicës së Veriut për datën e hapjes së Urës së Ibrit

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pos ushtarëve të KFOR-it, të shtunën është patrulluar edhe nga pjesëtarë të EULEX-it.

Ata janë parë duke qëndruar kah ana e veriut, përtej pengesave të betonit që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

Kurse në anën e jugut, përgatitjet për hapjen e urës kanë përfunduar. Por ajo që nuk dihet akoma është data e hapjes së saj.

Këtë informatë nuk e ka as komuna e Mitrovicës së Veriut, kuvendi i së cilës muaj më parë mori vendimin për hapjen e urës.

“Definitivisht jo, gati është bërë një vit kur e kemi kryer atë obligim kushtetues, qytetar dhe për qytetin si shenjë dhe i kemi paraprirë disa proceseve”, ka thënë Skënder Sadiku – Zv. kryesues i KK në Mitrovicën Veriore.

Javën e kaluar përfunduan inspektimet e kësaj ure për të parë stabilitetin e saj, dhe rezultatet preliminare të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës, tregojnë se ura është funksionale.

Por hapjen e urës po e kundërshtojnë ashpër shtetet e QUINT-it dhe BE-ja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ka rrezik për kërcënim të sigurisë, derisa Brukseli kërkon që për hapjen e urës Kosova të diskutoj me Serbinë në kuadër të dialogut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit