Skandalet vazhdojnë të serbëve!
Këto skandale janë të orkestruara nga kuzhina e Beogradit që padyshim gisht ka edhe provokuesi Novak Gjokoviq, sa e sa herë ka shprehur qëndrimet kundër Kosovës.
Gjokoviq, është e habitshme se si deri më sot i ka shpëtuar dënimeve shembullore nga mekanizmi ndërkombëtar.
Pamje e turpshme e kësaj vajze me mendësi të shovenizmit serb, duke provokuar Kosovën në turneun “Austrralian Open”
Gjokoviqi dihet botërisht se është i ngarkuar politikisht dhe kundër Kosovës.
Në turneun ‘Grand Slam’, “Australian Open” u shfaq një flamur skandaloz që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Ishte Novak Gjokoviq që po luante ndaj tenistit nga Portugalia, Faria, ku në ekran u shfaq një vajzë duke mbajtur flamurin serb me hartën e Kosovës.
Ky është turp i madh! Një provokim i madh ndaj shtetit të Kosovës. Është për çdo kritikë se si organizatorët lejojnë të futen në stadiumin e tenisit kësi flamuj të turpit dhe aq më e habitshme që kjo tifoze është dashur të dëbohet nga aty për aktin e saj të turpshëm.