Këngëtarja Fjolla Morina u rikthye pas shumë kohësh me një intervistë ekskluzive për Prive.
Nga rasti në Shqipëri, problemet me shëndetin mendor e deri tek lidhja e re e dashurisë, Fjolla i tha të gjitha.
Ajo zbuloi se ndër të paktit nga estrada që e ndihmoi financiarisht, kur ishte në krizë, ishte Labinot Tahiri.
Edhe më herët, këngëtari ka qenë mbështetje për Fjollën. Kur ajo u arrestua për armëmbajtje pa leje, Tahiri, me anë të një postimi, shprehu përkrahjen për Fjollën, duke thënë se nuk duhet të paragjykohet pa qenë nën lëkurën e saj:
“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nane e njeri që punon për t’i rritur fëmijët e saj, që kush si ajo s’i do! Pa qenë nën lekurën e dikujt, nuk bën të paragjykoni. Fjolla, Zotin ke afër vete gjithmonë sepse ke fëmijët, e për fjalët dhe për ne, mos e lodh veten”, shkroi asokohe Labi.