Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit.
Sara i ka hequr çmimit të madh 10 mijë euro në këmbim që të shihte se çfarë kanë thënë Edi dhe Driloni për të duke e ofenduar rëndë.
“Kjo k*urva” ishte një nga ofendimi që Edi dyshohet se i ka thënë Sarës.
E për këto fjalë, opinionistja Olta Gixhari nuk ka qenë aspak e ashpër.
Ajo ka shmangur këtë pjesë duke e përgëzuar Edin për sjelljen e tij pas fjalëve ofenduese.
Ajo i thotë “bravo” për kërkim faljen që i bëri Edi Sarës pas shfaqjes së videos.