Sunday, July 20, 2025
spot_img

Fitorja e PS-së, Zelensky uron Ramën: E vlerësojmë qëndrimin e qartë e të palëkundur për paqe në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku socialistët siguruan 83 nga 140 mandatet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Zelensky ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e kryeministrit Rama në mbështetje të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, duke veçuar veprimet e tij në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

“Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar”, shkroi Zelensky.

Ai gjithashtu shprehu falënderime për qëndrimin e qartë dhe të pandryshueshëm të Shqipërisë në mbështetje të një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte”, shtoi presidenti ukrainas.

“Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, ka shkruar ai tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit