Sunday, October 13, 2024
spot_img

Finalja e 100 metrave bëhet zyrtarisht gara më e shpejtë e të gjitha kohërave

Finalja e 100 metrave për meshkuj, një ndër garat më të ndjekura të Olimpiadës, ishte spektakolare edhe në Paris.

Nyoah Lyles e fitoi medaljen e artë në foto finish, me diferencat mes të tërë grupit që ishin thuajse të papërfillshme.

Atleti Amerikan Lules la pas Kishane Thompson të Xhamajkës, me vetëm 5 të mijëtat e sekondër për të siguruar një fitore nga ato që të lënë pa frymë.

Për të kuptuar se çfarë gare ishte, mjafton fakti se të 8 garuesit e mbyllën me një diferencë maksimale prej 0.12 sekondash nga vendi i parë.

Secili prej të 8 finalistëve ishte nën kufirin e 10 sekondave, diçka që ndodhi për herë të parë, duke e e kthyer edhe zyrtarisht spektaklin në Stade De France në garën më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Ndërkohë po bën bujë në rrjet si shpjegues i garës dhe një foto e kapur që përcakton pozicionin e çdo garuesi që nga fillimi e deri në fund të garës, duke treguar se sa pranë ishin të gjithë me fitoren, ndërkohë që edhe vetë Noah Lyles që triumfoi në fillim të garës ishte i fundit, por natyrisht me diferencë minimale nga të tjerët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit