Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë po drejtohet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, deputeti më i moshuar, ndërsa do të ndihmohet nga deputetja më e re, Sala Jashari nga PDK.
Në këtë seancë janë të pranishëm 120 deputetë, të cilët do të kalojnë fazat e para të konstituimit të institucioneve të reja.