Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur mbledhjen e kryesisë, të kryesuar nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku.
Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku në këtë mbledhje do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera me rëndësi, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të mbajë konferencë për media.