Federata e Futbollit e Kosoves ka reaguar për herë të parë pas performancës fantastike të Edon Zhegrovës në Champions.
FFK-ja ka thënë se Zhegrova është duke vazhduar shkëlqimin e tij, duke lënë kështu me një anë problemet e fundit gjatë grumbullimit.
Federata është mburrur me talentin e Zhegrovës, i cili tregoi edhe njëherë tjetër mbrëmë që është futbollist i nivelit të lartë.
Zhegrova u shpall më i miri në ndeshjen kundër Real Madridit.
25-vjeçari kosovar luajti 90 minuta të plotë duke treguar një saktësi prej 88% në pasimet e tij.