Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës.
Dënimi është vendosur për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër Rumanisë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 6 shtator të këtij viti.
FFK-ja është dënuar në total prej 61 mijë eurove.
Gjatë kësaj ndeshje tifozët kishin vërshëllyer himnin e skuadrës kundërshtare, kishin hedhur mjete piroteknike në fushë, si dhe disa prej tyre ishin futur në fushë.
Kosova ishte mposhtur me rezultat 3:0 në këtë ndeshje, duke e nisur kështu me humbje edicionin e ri të Ligës së Kombeve.