spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Fatonin e varrosim në Serbi pa emër”, rrëfimi i Kocit gjatë kërkimit të trupit të tij

Avokati Arianit Koci, i cili është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për ta tërhequr trupin thotë se Serbia nuk është e interesuar që ta kthejë shpejt kufomën e tij.

Ai shpalos edhe detaje se çfarë i thanë autoritetet serbe gjatë qëndrimit në Serbi dhe kërkesës së tij.

“Serbia nuk është e interesuar ta kthejë shpejt kufomën e Fatonit. Sot i thash nëna nuk vjen, se ju nuk mundeni me garantu siguri, nuk e di a e arrestoni, familja përjeton stres e lëndohet shumë”.

Koci tregon se nëse nuk shkon nëna e Fatonit për një identifikim tjetër me pështymë, siç i thanë ata “Fatonin do ta varrosin pa emër në Serbi”.

“Unë pak i analizova ligjet e aktet nënligjore, ata po e dijnë që janë nën përcjellje ndërkombëtare. Ata po thonë që na e kemi bë kërkesën për me ba pështymën e nënës. Më thanë: “Nëse ju nuk vini, nuk është problem, është zgjidhja e juaj, mirëpo në afat të caktuar këtë kufomë e varrosim në disa varreza speciale që varrosen pa emër në territorin e Serbisë dhe kurrë nuk ia gjeni më eshtrat. Ashtu kështu Lloznica ka fillu me bë kërkesë hekne trupin””.

I thash Daçiq ka deklaru e kemi vra Faton Hajrizin, tha nuk e diskutoj atë deklaratë. Kjo është situata. Më tha nuk e kemi identifiku F.H. 100% pa e pasur pështymën. Nëse nuk shkon nëna me afat ligjor gjasat janë që e varrosin trupin. Më tha për neve përfundon këtu, nuk e mbajmë kufomën pafundësisht”, deklaroi Koci.

“Më ka mbet me gjet mënnyrë që mos me rreziku nënën e Fatonit, me çu pështymën dhe pastaj me kthy trupin, besoj që kam me kthy. Gjitha kriteret ligjore i kam plotësu”.

“Serbia nuk ka interes me kuptu na në çfarë rrethana është vra Faton Hajrizi”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit